Mali Sevr dhe Shpella Sevr

Mali Sevr dhe Shpella Sevr

Mali Sevr: Ndodhet në jug të Mesxhid-i Haramit, rreth 4 km larg, në rrugën për në Arafat. Nga baza deri në majë, mali është 458 metra i lartë dhe arritja në majë me këmbë zgjat rreth 1orë e 30 min. Profeti Muhammed (s.a.v.) dhe Ebu Bekri (r.a.) u fshehën në këtë shpellë për tre net gjatë Hixhretit.

Shpella Sevr: Kur mbërritën,tek shpella, Ebu Bekri hyri i pari për t'u siguruar se nuk kishte asgjë të rrezikshme dhe më pas hyri Profeti Muhammed (s.a.v.). Gjatë kohës që qëndruan në shpellë, djali i Ebu Bekrit, Abdullah, përshkonte qytetin ditën për të mbledhur informacione dhe natën i sillte ato në shpellë. Shërbëtori i Ebu Bekrit, Amr ibn Fuhejre, kulloste delet afër shpellës për të fshirë gjurmët e Abdullahut dhe për t'u ofruar qumësht.

Në këtë shpellë ndodhën tre mrekulli:

  1. Shërimi i Ebu Bekrit: Kur një gjarpër e pickoi Ebu Bekrin në këmbë, Profeti Muhammed (s.a.v.) e shëroi menjëherë duke lyer vendin me pështymën e tij të bekuar.
  2. Mbulesa natyrore: Pasi hynë në shpellë, me urdhërin e Allahut, një merimangë bëri rrjetë në hyrje të shpellës dhe një çift pëllumbash ndërtuan fole.
  3. Mbrojtja nga armiqtë: Kur politeistët mbërritën te hyrja e shpellës dhe njëri nga ata donte të hynte brenda, Umajje bin Halef e ndaloi duke thënë: "Çfarë bën atje? Je çmendur? Aty është vendi ku Muhammedi nuk mund të ketë hyrë sepse merimanga ka thurur rrjetën e saj shumë kohë më parë dhe pëllumbat kanë ndërtuar fole".

Ebu Bekri tha: "Kur politeistët iu afruan shpellës, mund ti shihnim këmbët e tyre. Thashë: 'O i derguari i Allahut , nëse e ulin kokën, do të na shohin.' Profeti Muhammed (s.a.v.) u përgjigj: 'Mos u shqetëso, o Ebu Bekr, ne jemi tre dhe i treti është Allahu.'"

Profeti Muhammed (s.a.v.) kaloi netët e xhuma, të shtunë dhe të dielë në shpellë. Tre ditë dhe tri netë qëndrimi në shpellë ishte një masë paraprake që politeistët të besonin se ata ishin larguar nga rrethinat e Mekës. Pas tre ditësh, sipas planit të paracaktuar, udhërrëfyesi Abdullah bin Urejki mbërriti te mali me dy devetë e tyre dhe devën e tij në mëngjes të së hënës, dhe nisën rrugën për në Medinë nga rruga bregdetare.

Shpërndaje

Shkrime të ngjashme

Arafati

Arafati është mali ynë, Aty pranohen lutjet tona (Yunus Emre) Arafati, një zonë e …