Rëndësia e Haxhit

Haccın Hikmeti 05 Zilkâde 1447 1min lexim

All-llahu Teala i tha Hz. Ademit (a.s): "O Adem! Ndërto një shtëpi për Mua në sipërfaqe të tokës, në drejtim të shtëpisë Time në qiell dhe ashtu si bëjnë melekët tavaf në Beyt-t Mamur, bëj edhe ti e bijtë tuaj ibadet duke bërë tavaf rreth saj." Ademi (a.s) shkoi në Mekë dhe ndërtoi Bejtullahun (Qaben). Pastaj ju përgjërua All-llahut:

"O All-llah! Padyshim se çdo punëtori i takon një shpërblim, edhe mua më takon një shpërblim." All-llahu Teala i tha: "Po, të takon. Kërko nga unë çfarë të duash."

Hz. Ademi tha: "O All-llah! Më fut përsëri në Xhennet." All-llahu Teala i tha: "Kjo do të realizohet (në Ahiret)." Hz. Ademi vazhdoi: "O All-llah! Dëshiroj që të falësh edhe të gjithë pasardhësit e mi të cilët vijnë ta bëjnë tavaf Qaben duke u përgjëruar e duke pranuar gabimet e tyre ashtu si i pranova unë gabimet e mia." All-llahu i tha: "O Adem! Unë të fala ty. Fala gjithashtu edhe të gjithë pasardhësit e tu të cilët vizitojnë këtë Bejt dhe bëjnë teube nga gjynahet."

Nga tufani i Nuhut e deri në kohën e Ibrahimit (a.s.) vendi i Qabes mbeti i papërcaktuar. All-llahu Teala e urdhëroi Ibrahimin (a.s) që të ndërtonte Qaben e të ftonte njerëzit të bënin Haxh. Ibrahimi (a.s.) tha: "O All-llah! Mua nuk më mjafton zëri për këtë." All-llahu i tha: "T`i thërriti, e bëj unë që të të dëgjojnë." Kështu Hz. Ibrahimi hipi mbi Makamin Ibrahim dhe pa të gjithë sipërfaqen e tokës, malet, gurët, fushat, detet, njerëzit e xhindët që ishin mbledhur përpara tij. Vuri dy gishta në veshë dhe thërriti në drejtim të lindjes, perëndimit veriut e jugut: "O njerëz! Ju është bërë farz të vizitoni Bejtul Atik (Qaben), ejani, përgjigjuni ftesës së Zotit tuaj."

Ata të cilët nga koha e Ibrahimit (a.s.) e deri në ditët tona kanë arritur të bëjnë Haxh, janë ata të cilët i janë përgjigjur kësaj ftese duke thënë "Lebbejk Lebbejk!" Një personi i jepet mundësia të bëjë Haxh aq herë sa i është përgjigjur "Lebbejk" ftesës së Ibrahimit (a.s). (Lebbejk do të thotë: jam nën urdhërat tuaja.)

Shpërndaje