Xhennetu’l Bakî
Varrezat Bakî, ose Bakî-u-garğad ndollen ne pjesen juglindore te qyteti te ndritur te Medine afer me Mesxhidin Nebevi.
Këtë hapësirë, e cila u bë për herë të parë varreze nga Profeti (s.a.v.), Më pare ishte e mbuluar nga një lloj bari çallore të quajtur "Garğad". Në mesin e turqve, është më i njohur si "Xhennetu’l Bakî". Në këtë varrez janë varrosur i pari nga emigrantet (Muhaxhiret) e Mekes: Osman ibn Ma’zun, vëllai i qumështit i Profetit (s.a.v.), dhe nga banorët e Medinës, Es’ad bin Zürâre.
Kryetari i tretë, Hz. Osman (r.a.), është varrosur në varrezën Bakî.
Xhaxhai i Profetit (s.a.v.), Hz. Abbas, halla Safiye dhe disa nga nipërit e tij gjenden këtu.
Djali i Profetit (s.a.v.), Ibrahim, bijat e tij Rukiye, Zejneb dhe Fatimja me djalin e saj Hasanin janë varrosur këtu.
Midis atyre që janë varrosur në Xhennetu'l Baki janë edhe Fatime binti Esed, nëna e Hz. Ali, që Profeti (s.a.v.) e quante "nëna ime e dytë", si dhe gratë e bekuara, nënat e besimtarëve: Hz. Âishja, Hz. Hafsaja, Hz. Ummu Seleme, Hz. Zejnep binti Huzejme, Hz. Zejnep binti Xhahsh, Hz. Safijje, Hz. Mârije dhe Rejhâne.
Në Xhennetu'l Baki janë varrosur shumë nga më të shquarit e Ehli Bejtit, si Abdurrahman bin Avf, Sa’d bin Ebû Vakkas, Abdullah bin Mes’ûd, Suhejber-Rûmî dhe Ebû Hureyre (r.a.), bashkë me rreth dhjetë mijë të afërm dhe ndjekës të tyre nga tabiinët dhe myslimanët dijetarë te hershëm deri në ditët e sotme.
Resulullah (s.a.v.) shpesh shkonte në Xhennetu'l Baki për të bërër dua për të varrosurit atje. Vizita në Xhennetu'l Baki është e pelqyeshme.
Në varrezat, ndërtesa të tilla si turbet mbi varret e sahabëve si Hz. Osmani, Xhaxhai i Resulullahut (s.a.v.) Abbâsi , Hz. Âishja, dhe Hz. Hasanit janë zhdukur dhe varret tani janë shënuar vetëm me gurë të vegjël në kokë dhe këmbë.
Me zgjerime, Xhennetul Baki është ende i përdorur si varrezë e Medinës, duke u zgjeruar deri në 180,000 m² sot.