Xhamia e Xhirane
Kjo xhami e shenjtë ndodhet midis Mekës dhe Taifit, rreth 29 km larg nga Meka.
Profeti Muhammed (a.s.), në vitin e tetë të Hixhretit, pas Betejës së Hunejnit, gjatë kthimit nga çlirimi të Taifit, hyri në ihram për umre në këtë vend të shenjtë, më 12 Dhilkade, ditë e mërkurë. Është transmetuar nga Profeti Muhammed (a.s.) se shtatëdhjetë profetë kanë veshur ihram dhe kanë kryer umre në këtë vend të bekuar.