Xhamia Gamame (Musallâ)
Profeti jonë (s.a.v.) nuk e falte namazin e Bajramit në Mescid-in Nebevî (Xhamia e Profetit), por në një hapësirë të hapur që ndodhej 500 metra në jugperëndim të saj. Ky vend, i njohur si Menâha, përdorej edhe për lutje për shi dhe për qendrimin e karvaneve që vinin në Medine. Një pjesë e këtij vendi ishte shndërruar në musallâ (hapësirë e hapur për falje).
Gjatë periudhës së tij si guvernator i Medinës, Omer bin Abdulazizi e ndërtoi këtë vend dhe pas kësaj ky vend u bë i njohur si "Mesxhid-i Musallâ". Profeti jonë (s.a.v.) kur dilte për namazin e Bajramit dhe për lutjen për shi, shpesh herë mbulohej nga një re, prandaj më vonë kjo xhami u bë e njohur si Xhamia Gamame (Xhamia e Resë).
Xhamia Gamame, me përmasa 32,5 x 23,5 m, u rindërtua nga Sulltan Abdulmexhidi i I-rë dhe ka një kupolë të madhe në anën jugore dhe pesë kupola të vogla në anën veriore, të cilat përputhen me kupolën e madhe. Xhamia u restaurua plotësisht gjatë periudhës së Sulltan Abdulhamidit II-të dhe në vitin 1990 dhe ende ruan stilin arkitektonik Osman.