Mali i Driçimit dhe Shpella Hira
Mali i Nurit (Xhebel-i Nur): Ndodhet në veri-lindje të Mekës, rreth 5 km larg nga Mesxhid-i Harami. Ky mal është i njohur sepse përmban shpellën ku Profeti Muhammed (s.a.v.) pranoi shpalljen e parë hyjnore. Quhet "Mali i Nurit" për shkak të dritës së shpalljes hyjnore që zbriti në këtë shpellë, duke u treguar njerëzve rrugën e drejtë.
Shpella Hira (Gâr-ı Hira): Kjo shpellë ndodhet rreth 20 metra poshtë majës së Xhebel-i Nurit. Është vendi ku Profeti Muhammed (s.a.v.) mori shpalljen e parë. Shpella ka një gjatësi prej 3 metra, gjerësi prej 1,30 metra dhe lartësi prej 2 metra. Kjo shpellë ka një rëndësi të veçantë në jetën e Profetit Muhammed (s.a.v.). Edhe pse quhet shpellë, ajo në fakt është një hapësirë e parregullt mes blloqeve të gurëve, me dy anë të hapura, që i ngjan një tuneli me tavan të lakuar. Brenda, hapësira është e mjaftueshme që një person të qëndrojë në këmbë pa prekur tavanin dhe të shtrihet në tokë.
Në Mekë, disa njerëz që ndiqnin fenë e shpallur nga Hz. Ibrahimi (a.s.) (Hanifët) tërhiqeshin në vetmi në këtë shpellë gjatë muajve si Recep dhe Ramazan. Edhe gjyshi i Profetit, Abdulmuttalibi, ishte një nga ata dhe herë pas here tërhiqej në këtë shpellë për të kryer adhurime. Profeti Muhammed (s.a.v.) filloi të vizitonte këtë shpellë për adhurim dhe meditacion që rreth moshës 35 vjeçare, veçanërisht gjatë muajit të Ramazanit. Pas çdo herë që dilte nga shpella Hira, ai shkonte në Mesxhid-i Haramin për të bërë tavaf rreth Qabes.
Gjatë një udhëtimi në Taif para Hixhretit, Profeti Muhammed (s.a.v.) qëndroi në shpellën Hira duke kërkuar dikë që ti ofronte mbrojtje për të hyrë në Mekë. Në moshën 39 vjeçare , ai filloi të shihte ëndrra të vërteta. Për gjashtë muajt e fundit para shpalljes, ai u tërhiq plotësisht nga qyteti, shtëpitë dhe njerëzit, duke kaluar kohë në këtë shpellë për meditim.
Në moshën 40 vjeçare, më 17 Ramazan të vitit 610, ai pranoi shpalljen e parë nga Xhebraili (a.s.) në shpellën Hira. Xhebraili (a.s.) iu shfaq në formën e tij të vërtetë dhe i tha: “O Muhammed! Unë jam Xhebraili dhe ti je profeti i Allahut”. Pastaj i shpalli pesë ajetet e para të sures Alak . Në këtë mënyrë Profeti Muhammed (s.a.v.) u ngarkua me misionin e profetit. Kjo shpallje ndodhi në Gâr-ı (shpellen) Hira. Jeta e tij në vetmi në Hira dhe fillimi i misionit të tij profetik në këtë vend kanë një rëndësi të madhe për të dhe për muslimanët.